Dëmtimet e lojtarëve janë kthyer në një problem serioz te Juventusi, në këtë fillim sezoni. Pas Thuram dhe Weah, trajneri Thiago Motta ka humbur edhe afrimin e verës, Francisco Conceicao.
Sulmuesi portugez ka shfaqur problem muskulor, ndërsa do i nënshtrohet testeve, për të kuptuar shkallën e dëmtimit.
Kështu, aventura e Conceicao me fanellën e Juventusit nuk nis në mënyrën më të mirë. Pas debutimit në ndeshjen kundër Romës, anësori portugez është detyruar të ndalojë menjëherë për shkak të një problemi muskulor që mund ta mbajë jashtë fushës për disa ditë dhe mund ta pengojë atë integrimi në ekip sa më shpejt të jetë e mundur.
Te Juventusi shpresojnë që dëmtimi të mos jetë i rëndë dhe të rikuperohet sa më shpejt. /tvklan.al