Alvaro Morata nuk do të jetë i gatshëm për sfidën që Milani do të luajë në fundjavë ndaj Cagliari-t në kampionat.

Sulmuesi spanjoll pësoi një dëmtim në kokë në stërvitjen e së enjtes dhe u transportua në spital. Dëmtimi erdhi pas një përplasje të fortë me mbrojtësin Strainja Pavlovic.

Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim të rëndë, por Morata nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e kampionatit, për të mos rrezikuar më shumë.

Spanjolli u bashkua me kuqezinjtë në merkaton e verës dhe është kthyer në një lojtar të rëndësishëm për formacionin e trajnerit Fonseca. /tvklan.al