Një mësuese e një shkolle 9-vjeçare në Elbasan është proceduar penalisht. Policia njofton se mësuesja me iniciale L.S. është kallëzuar nga një nënë e cila ka deklaruar se 3 ditë më parë (6 Nëntor), arsimtarja ka goditur djalin e saj 10 vjeç me shpullë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. S., pasi për të ka kallëzuar shtetasja D. R., se më datë 06.11.2024, shtetasja L. S., mësuese në një shkollë 9-vjeçare, dyshohet se ka goditur me shpullë, djalin e saj 10 vjeç”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme./tvklan.al