Analisti Mentor Kikia thotë se ka humbur dimensioni edukues i shkollës sepse po i kushtohet prioritet vetëm të drejtave të fëmijëve dhe jo detyrimeve. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Kikia shprehet se është krijuar një mjedis depresiv dhe i dhunshëm për gjeneratën e re teksa shton se do të duhet të bëhen studime lidhur me arsyet.

Mentor Kika: Ne nuk kemi një databazë që çojnë në këtë mjedis të dhunshëm. Humbja e dimensionit edukues të shkollës sepse u harruan detyrimet e fëmijeve sa mësuesi ka frikë të ju kërkojnë llogari fëmijëve. Prindi i dhunshëm me sjelljen e mësuesit ndaj fëmijët. Telefoni në shkollë, kur mësuesi nëse ngre zërin, quhet dhunë psikologjike, kjo çmontoi disiplinën brenda shkollës.

Mungojnë hapësirat publike për fëmijët. Mungojnë qendrat ku fëmijët të shprehin talentet. Ky është një mjedis aspak motivues. Mediat nga ora 7 deri në 12 flasin, ose për krime ose për sherre politike. Nuk ka asnjë program edukativ për fëmijët. Ka krijuar një mjedis depresiv, të dhunshëm. Ne nuk e dimë nëse është Tik-Toku fajtori kryesor. Do të duhen të bëhen studime.

/tvklan.al