Ministrat e Brendshëm të Ballkanit Perëndimor zhvilluan të martën një takim në Gjermani me ministren federale gjermane Faeser në kuadër të Procesit të Berlinit.

Ambasada gjermane në Shqipëri, përmes një njoftimi, bën të ditur se në takim ishin të pranishëm edhe parfaqësues të shteteve të tjera të BE-së si dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.

Pala shqiptare përfaqësohej në këtë takim nga ministri i Brendshëm Ervin Hoxha.

Në takimin me ministren gjermane dhe mistrat e Brendshëm të Ballkanit u diskutua për të forcuar bashkëpunimin në luftën emigracionit të parregullt, krimeve të kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore dhe krimit të organizuar.

Gjithashtu, në takim u ra evidentua fakti se do të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor do të lidhet më shpejtë me Sistemin Evropian për Krahasimin e të Dhënave Biometrike të Azilkërkuesve.

/tvklan.al