Procesi për aplikimin e kartave të identitetit në bashkinë e Fierit po ecën normalisht. Janë në gjendje pune 4 operatorë në të cilët aplikojnë në ditë mbi 100 qytetarë. Ndërkohë mbetet problem vetëm shpërndarja e kartave. Aktualisht janë prodhuat 15 mijë karta dhe janë tërhequr nga qytetarët vetëm 7500 karta. Ndërkohë prefekti i qarkut të Fierit Shahin Bejtaj ka hedhur poshtë të gjithë deklaratat për një dështim të mundshëm të këtij procesi.

Shahin Bejtaj: “T’ju presim rrugën spekulimeve politike dh ekonomike. Them politike sepse në shumë raste politika i fryn shifrat me qëllim a pa qëllim i dinë vetë ata, po i fryjnë shifrat, për të thënë që janë dhe kaq persona që nuk janë në lista. Unë ju kam thënë dhe e theksoj këtë listat janë shumë korrekte.”

Sipas punonjësve të gjendjes civile pranë bashki së Fierit në rast se punohet me këtë ritëm qytetarët do të mund të votojnë me karta identiteti në datën 28 qershor.

“Në qoftë se qytetarët që janë pa pasaporta, paraqiten për të aplikuar deri në 10 ditë para zgjedhjeve sa është deri në 12 ditë, atëherë mund të arrihet ky kontingjent që ka ngelur pa pasaportë. Gjithnjë duhet të ndërgjegjësohen qytetarët të paraqiten pranë zyrave të aplikimit.”

Deri tani në qarkun e Fierit janë kryer 71 mijë aplikime si dhe janë prodhuar rreth 60 mijë karta./tvklan.al