17 grupe kriminale në të gjithë botën që prodhonin ilaçe të falsifikuara dhe substanca të dopingut janë goditur nga Europoli. Në pranga kanë përfunduar 234 persona ndërsa është sekuestruar një sasi prej 3.8 milionë substanca dopingu dhe ilaçe të falsifikuara. Në fokus të operacionit të Europol ka qenë mbyllja e laboratorëve nëntokësorë ku u zbuluan 9 të tillë dhe u sekustrua 24 ton pluhur steroid i papërpunuar.
Në Shqipëri nga specialistët e antigrogës u sekuestruan 175 kg morfinë, ketaminë, ekstazi, metadon etj. Policia thotë se Europol dislokoi 5 ekspertë dhe hapi zyra të lëvizshme në Hungari dhe Spanjë për të kontrolluar në kohë reale të dhënat e mbledhura gjatë zhvillimit të operacionit dhe për të siguruar mbështetje ligjore.
Operacioni i koduar “Viribus” u përqendrua gjithashtu në kontrolle dopingu gjatë ngjarjeve sportive, ku në disa prej vendeve pjesëmarrëse janë kryer 1357 kontrolle.
Tv Klan