Emisioni i sotëm “Opinion” e ka vendosur fokusin e tij mbrëmjen e sotme tek figura e Ismail Qemalit. Ai ka qenë kryeministri i parë i shtetit shqiptar që prej 28 nëntor 1912 deri në janar 1914, megjithëse pas korrikut të vitit 1913, Qemali u detyrua të qeveriste me komisionin ndërkombëtar të kontrollit. Duket se për të janë thënë shumë gjëra, por jo të gjitha. Cili ka qenë roli dhe karriera e tij? Cilat janë dritëhijet e Ismail Qemalit?
Për të folur për këtë çështje në emisionin “Opinion” ishin të ftuar pedagoge dhe historiane Eleni Kocaqi, profesor Arben Puto, historiani Pëllumb Xhufi, historiani Ferit Duka, gazetari Roland Qafoku, analisti Fatos Lubonja./tvklan.al