Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Program emergjence për riparimin e rrugëve. 14.46 milion dollarë është fondi, i cili do të përdoret për ndreqjen e pjesëve të dëmtuar, sidomos mes seksioneve rrugore Durrës-Kukës dhe Berat-Çorovodë. Ky projekt i shpalosur në drejtorinë e përgjithshme të rrugëve, me mbështetje të bankës botërore, shoqatës ndërkombëtare për zhvillim, për prioritet e qeverisë shqiptare për infrastrukturën e transportit pikërisht pas krizës kosovare ka si synim që të lidh portin e Durrësit me Kosovën nëpërmjet Qafë Morinës.
Zbatimi i këtij projekti ka për qëllim të mënjanojë dëmtimet e dukshme si pasojë e trafikut gjatë periudhës kosovare. 13.65 milion dollarë do të financohen me kredi nga shoqata kombëtare për zhvillim dhe diferenca do të financohet nga qeveria shqiptare. Gjatë zbatimit të këtij projekti do të riparohen rreth 221 km rrugë, ku përfshihen rrugët Fushë Krujë – Mamurras, Milot – Qafë Qele, Fushë Arrëz – Kukës dhe Kukës – Morinë. Një element i rëndësishem i këtij projekti është financimi i studimit të fizibilitetit të rrugës Durrës – Kukës, e cila do të hap prespektiva investimeve të mëtejshme në segmented që lidhin shqipërinë me Kosovën, duke nisur nga porti i Durrësit.
Ministrja Shuli fton njëkohësisht për bashkëpunim edhe donator të tjerë për investime drejt kësaj ure lidhëse./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti