Shkenca përparon dhe kthen vështirmin mbi mjekësinë e së ardhmes, mes AND dhe kompjuterve kuantikë. Një bashkëpunim evropian i financuar me 3.5 milion Dollarë bën bashkë dy sektorët për të zgjidhur një nga problemet me impenjative, analizat e të ashtuquajturave pangjenomave. Këto të fundit janë një përmbledhje e shumë sekuencave gjenetike, për të kuptuar diversitetin gjenetik dhe për me tepër për të sjellë një panoramë të hollësishme të species sonë.
Projekti, me përfshirjen e Cambridge University, dhe Institutit Evropian të Bioinformatikës e të tjera institucione, premton të sjellë përparime të mëdha në fushën e mjekësisë, me fokus mjekësinë e personalizuar, por edhe mbi kontrollin në të ardhmen të baktereve e viruseve dhe epidemive që mund të shkaktojnë.
Dhe për të arritur këtë, duhet fuqi kalkulimi e jashtëzakonshme për të analizuar të dhënat komplekse, gjë që do ta përmbushnin kompjuterat kuantike me fuqi të lartë të procesimit të informacioneve dhe në kohë shumë të shkurtër, gjë që me modelet aktuale të algoritmeve është e pamundur.
Klan News