Dhuna në familje mbetet një fenomen shqetësues i shoqërisë shqiptare. Rastet tipike janë ato të dhunës së ushtruar ndaj femrave, por vitet e fundit janë shfaqur edhe raste të dhunës së ushtruar ndaj meshkujve bashkëshortë.

Vetëm gjatë nëntëmujorit të parë të këtij viti 18 burra kanë denoncuar dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Ana Xheka: “Shifrat raportohen periodikisht në çdo tre muaj dhe shifrat e 9-mujorit të parë të raportuar janë 990 raste te denoncuara falë organeve të policisë. Format e dhunës janë të ndryshme. Mund të jenë dhunë fizike, psikologjike, dhunë verbale. Raportohet një numër i kufizuar rastesh që janë ndaj burrave, 18 raste të raportuara si dhunë me subjekt burrë.”

Rastet e dhunës në familje mendohet të jenë edhe më shumë pasi jo të gjitha denoncohen. Në kuadër të ditës kundër dhunës në familje Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale, ka nisur një fushatë e cila do të përfundojë në datën 10 Dhjetor kur është dhe dita e të drejtave të njeriut./tvklan.al

Gazetare: Brunilda Cami