Investimi miliona dollarësh i dhëndrit dhe ish-këshilltarit të ish-presidentit amerikan Donald Trump, Jared Kushner për transformimin e ishullit të Sazanit ka tërhequr edhe vëmendjen e gazetës prestigjoze italiane “la Repubblica”.
Në këtë shkrim media italiane thekson se vajza e ish-presidentit Donald Trump, Ivanka dëshiron të transformojë ishullin shqiptar në një nga destinacionet më të bukura të rajonit me pamje që të lënë pa frymë.
Për këtë projekt gazeta e mirënjohur “la Repubblica” ka marrë në intervistë kryebashkiakun e Vlorës, Ermal Dredha.
“Mezi presim të fillojë sepse kjo shkakton reaksione zinxhir për ekonominë e qytetit”, shpjegon ai për median italiane.
“la Repubblica”kthehet pas në kohë dhe kujton rolin e ishullit ndër vite.
Pas rënies së regjimit komunist, ishulli u shpëtua nga shkatërrimi i plotë, por me rënien e ekonomisë shqiptare në vitin 1997 , të gjitha rezervat dhe depot ushtarake që ndodheshin aty, u grabitën. Ishulli u rihap për publikun vetëm në vitin 2015
Nuk janë zbuluar detaje se si do të zbatohet ky plan i familjes Trump , por media italiane risjellë në vëmendje një intervistë në korrik të Ivanka Trump.
“Sjellja e materialeve në ishull nuk është një detyrë e lehtë, por ne do ta bëjmë atë,” premtoi vajza e ish-presidentit amerikan në atë kohë duke theksuar se për zbatimin e projektit do të angazhohen arkitektët më të mirë në botë .
Vajza e Donald Trump po përgatitet ta transformojë ishullin e Sazanit, me bekimin e qeverisë shqiptare që e ka bërë turizmin gur themeli të zhvillimit të vendit.
Klan News