Shqipëria, Italia, Bullgaria dhe Maqedonia i kanë bërë thirrje Bashkimit Europian për përkrahje në përshpejtimin e ndërtimit të projektit të parë në europian korridori i 8-të.

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, i ka dhënë zë këtij apeli në takimin ndërparlamentar të komisionit të transportit të Italisë, Bullgarisë, Maqedonisë dhe Shqipërisë organizuar në mjediset e Kuvendit të Shqipërisë me temë “Përshpejtimi i realizimit të projekteve përgjatë korridorit të 8-të pan-europian të transportit”.

Kryetarja e Kuvendit Topalli, gjatë fjalës së saj ka theksuar rëndësinë e madhe ekonomike që mbart projekti i korridorit të 8-të.

Jozefina Topallli: “Ky takim i sotëm është një hap konkret që parlamenti dhe vendet tona po ndërmarrin për t’i bërë apel BE-së, KE-së, institucioneve të ndryshme të saj që të na përkrahin, të na mbështesin për t’i dhënë prioritet çështjes së projektit të parë në europian korridori i 8-të. Për sa i takon zhvillimit të infrastrukturës korridori i 8-të në Shqipëri mund të themi që shteti shqiptarë ka tregu vëmendje të veçantë në zbatimin hap pas hapi, të projekteve të cilat janë pjesë e kësaj iniciative duke e konsideru atë si një prioritet kombëtarë”.

Pas takimit një letër e përbashkët nga kryetarët e parlamenteve të 4 vendeve, do ti drejtohet kryetarëve të parlamenteve të BE-së dhe institucioneve më të rëndësishme të saj për t’i kërkuar mbështetje për këtë projekt./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Metlin Kepi