Përfaqësuesit e akuzës dhanë konkluzionet përfundimtare për të pandehurit Arben Grori dhe Agron Tresa në orët e pasdites. Prokurorët kërkuan dënimin me nga 25 vjet burg për secilin prej tyre, me akuzën e organizimit dhe drejtimit të organizatës kriminale me qëllim trrafikimin e lëndëve narkotike. Përfaqësuesit e akuzës deklaruan në seancën e pasdites se kërkojnë gjykim të shkurtuar pas kërkesës së avokatëve mbrojtës të Grorit dhe Tresës për përjashtimin e trrupit gjykues të çështjes. Gjykata e Tiranës e ka rrëzuar këtë kërkesë, por ka bërë që dhënia e konkluzioneve të shtyhet per disa orësh. Akuza shqiptare është bazuar në një numër provash, kryesisht përgjime telefonike se një grup prej 52 personash ndër të cilët Arben Grori dhe Agron Tresa kanë trrafikuar drrogë të tipit heroinë nga Shqipëria në drejtim te Italisë. Pretence u lexua pas 5 muajsh shtyerje të seancave, kryesisht për shkak të mungesës së avokatëve dhe të pandehurve.
Disa muaj më parë Gjykata e Tiranës njohu vendimin e drejtësisë italiane për dënimin me burgim të përjetshëm për Arben Grorin, ai u shpall fajtor për vrasjen e Naim Zyberit disa vite më parë në Milano./tvklan.al