Lajme Arkiva 2003

Në prani të kryeministrit Fatos Nano dhe publikisht në institucionin më të lartë të vendit Kuvendit të Shqipërisë, prokurori i përgjithshëm Theodhori Sollaku  e ka sfiduar shtetin shqiptar. Pa doreza kryeprokurori shqiptar ka thënë fare hapur se përgjithësisht trafikantët janë më të fortë dhe më të organizuar se shteti.

Theodhori Sollaku: Përvoja tregon se shtetasit shqiptarë të përfshirë në rrjetet e trafiqeve, veprimtarinë e tyre e shtrijnë jashtë Shqipërisë ku janë tregjet e drogës dhe të prostitucionit ndërsa në Shqipëri qëndrojnë kryesisht pjesëtarët e këtyre rrjeteve që merren me tranzitimin e drogës dhe me investimin e të ardhurave që nxjerr veprimtaria kriminale jashtë Shqipërisë. Trafikantët në përgjithësi kanë arritur të sfidojnë shtetin.

Kryeprokurori Sollaku nuk ka hezituar të tregoj para deputetëve shqiptarë edhe dy mënyra që organizatat e trafikantëve praktikojnë për pastrimin e parave në Shqipëri.

Theodhori Sollaku: Shembujt që lidhen me mënyrën se si janë privatizuar disa objekte shtetërore tregojnë se në një pjesë të tyre ato i kanë fituar të fortët me burime financimi të dyshimta apo shembujt e ndërtimeve që kushtojnë disa milionë dollarë ku asgjë nuk kalon nëpërmjet bankës por veçse në KESH.

I gjithë raporti i prokurorit të përgjithshëm ka një frymë pakënaqësie ndaj funksionimit të strukturave shtetërore në luftë kundër trafiqeve dhe krimit të organizuar, por edhe vetë sipas zotit Sollaku ky nuk është realiteti i plotë shqiptarë.

Theodhori Sollaku: Në këto kushte kriminaliteti që unë referoj sot para jush nuk i përgjigjet realitetit./tvklan.al