Lajme Arkiva 2003

Prokuroria e rrethit të Elbasanit ka pushuar çështjen hetimore ndaj deputetes Valentina Leskaj. Dega e Partisë Demokratike për Elbasanin kishte denoncuar Leskaj kishte thyer ligjin për zgjedhje gjatë fushatës në zonën 52 në Elbasan duke shpërndarë ndihma materale për zgjedhësit e zonës ku ajo kandidoi si përfaqësuese e Partisë Socialiste.

Mandej Partia Demokratike kishte depozituar pranë prokurorëve një kasetë filmike ku tregohet shpërndarja e disa thasëve me miell nga anëtarë të stafit elektoral të Leskaj si edhe lista e zgjedhësve për fitues nga ndihmat e shpërndara.

Prokuroria filloi menjëherë hetimet për këtë dhe në pak kohë janë pyetur 39 persona të cilat kanë mohuar se kanë marrë ndihma nga kandidatja socialisten në këmbim të votës. Për pasojë dosja hetimore është mbyllur për mungesë provash. Menjëherë pas kësaj ka reaguar kryetari i Partia Demokratike për Elbasanin Aurel Bylykbashi duke deklaruar se çështja është mbyllur nën presionin e politikë.

Aurel Bylykbashi: Për ne pushimi i çështjes s’është bërë nën presionin e politikës. Ne gjatë kësaj kohe kemi vënë re dhe kjo ka dalë edhe nga hetimet e prokurorisë, që në shpërndarjen e ndihmave janë përzierë jo vetëm anëtarë të stafit të kandidates së Partisë Socialiste, por edhe drejtori të vartësisë vertikale të kësaj ministreje që funksionojnë në Elbasan si edhe segmente të drejtimit të Bashkisë Elbasan.

Bylykbashi është shprehur se do të kërkojë rihapjen e procesit në Gjykatën e Faktit në Elbasan dhe më pas me ndihmën e një grupi juristësh pranë Partisë Demokratike do të insistoj në vërtetimin e akuzave duke paraqitur edhe prova të tjera që fajësojnë Valentina Leskaj për shkelje të kodit zgjedhor./tvklan.al