Gjykata Speciale në Hagë ka ngritur akuzë të re ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi. Sipas njoftimit zyrtar ish-presidenti do të akuzohet edhe për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.
Për të njëjtat vepër penale do të akuzohen edhe të arrestuarit e ditëve të fundit në Kosovë si Bashkim Smakaj, Isni Kilaj e Fadil Fazliu. Ndërsa për ish-ministrin e Drejtësisë, Hajredin Kuçi është lëshuar fletëthirrje për paraqitje.
Aktakuza pretendon se zoti Thaçi bashkërendoi tri grupe të veçanta me synimin për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve. Ata do të dalin para speciales me datën 8 Dhjetor.
Tv Klan