Ata që do të detyrojnë të tjerët që të ngujohen për shkak të gjakmarrjes, do të ndiqen penalisht. Është kjo një nismë që merret për herë të parë nga prokuroria e Shkodrës për të mos toleruar që familje të tëra të mbahen të izoluara me kërcënime.
Kryeprokurori i Shkodrës Besnik Cani thotë se zyra e tij ka lëshuar një urdhër për njësite vendore të qarkut mbi vënien në dispozicion gjithë informacionit për familjet e përfshira nga gjakëmarrja.
Deri me datën 14 shkurt do mblidhet informacion e më pas do dilet në terren me oficeret e policisë gjyqësore per te marre te dhena per familjet e ngujuara. Afati për përfundimin e këtij procesi ku do bëhët evidentimi dhe marrja e kallëzimeve e të gjitha rasteve është 30 maji.Vetem ne qarkun e Shkodres rreth 60 familje jane te ngujuara nga gjakmarrja.