Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar dënimin me 2 vite e 6 muaj burg për gjqytarin e Gjykatës së Apelit Tiranës, Shkëlqim Miri. Ai akuzohet për korrupsion pasi i ndryshoi veprën penale një të dënuari për vrasje.
Sipas Prokurorisë, në këmbim gjyqtari Miri ka marrë 30 mijë Euro. Shkëlqim Miri u arrestua ne 10 Nëntor të vitit të kaluar dhe gjatë kontrollin në banesë iu gjetën 34 milionë Lekë të reja.
Në kërkesën e Prokurorisë të lexuar në seancë thuhet se gjyqtarit, do t’i konfiskohet vetëm shumë prej 30 mijë Eurosh. Ndërsa pjesës tjetër prej 144 mijë Eurosh, 9.6 milion Lekësh dhe 1 mijë Dollar amerikan u hiqet sekuestro për llogari të këtij procesi dhe do hetohen në baze të ligjit Antimafia.
Tv Klan