Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dënoi këtë të mërkurë me 2 vjet burg ish-gjyqtarin Shkëlqim Miri. Apeli vendosi ta ulë dënimin me 8 muaj për Mirin, të cilin Gjykata për Krimet e Rënda e kishte dënuar me 2 vjet e 8 muaj burg. Megjithatë, duke qenë se koha nga arrestimi deri më sot i është llogaritur si paraburgim, Miri pritet të lerë qelinë për 15 ditë.

Ish-gjyqtari akuzohej për korrupsion pasi i ndryshoi veprën penale një të dënuari për vrasje. Sipas Prokurorisë, në këmbim, gjyqtari Miri kishte marrë 30 mijë Euro.

Shkëlqim Miri u arrestua në 10 Nëntor të vitit të kaluar dhe gjatë kontrollin në banesë iu gjetën 34 milionë Lekë të reja.

/tvklan.al