Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon konfiskimin e pronave të Kelmend Balilit dhe kalimin e tyre në favor të shtetit. Sipas kërkesë dorëzuar në gjykatë, argumetohet se ka dyshime se këto pasuri janë produkt i aktivitetit kriminal ku është përfshirë i ashtëquajturi “Eskobari i Ballkanit”.
Konkretisht, prokuroria kërkon konfiskimin e kompleksit turistik “Santa Quaranta” i cili ndodhet në bregdetin e Sarandës, dy troje më sipërfaqe rreth 15 mijë metra katrorë po në qytetin bregdetar. Gjithashtu konfiskim është kërkuar edhe për 23 apartamente dhe një godinë shërbimi me sipërfaqe 120 metra katrorë. Aktualisht këto prona janë të sekuestruara me vednmim gjykate dhe pas 18 mujash hetim prokuroria kërkon konfiskimin e tyre. Tashmë në Gjykatën e Krimeve të Rënda pritet të fillojë procesi për këtë vendim të akuzës.
Vendimi i prokurorëve vjen në një kohë ku në gjykatë është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj Kelmend Balilit. Aktualisht procesi ka ngecur pasi për tre seanca radhazi prokuroria nuk ka mundur të lexojë pretencën për të pandehurin, për shkak të mungesës së avokatit Theodhori Sollaku. Në seancë e fundit ai u gjobit nga gjykata me 10 mijë Lekë të reja. Pritet që të henën e ardhshme prokuroria të lexojë konkluzionet e saj për Balilin, të cilin e akuzon për trafik droge, grup të struktruar kriminal, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë.
Tv Klan