Dënimi me 25 vjet i Dritan Dajtit nga Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda është ankimuar nga Prokuroria. Rekursi është dorëzuar këtë të mërkurë në Gjykatën e Lartë, pa u mbushur 48 orë nga zbardhja e vendimit që zhbëri dënimin e përjetshëm për vrasësin e katër policëve.
Organi i akuzës kërkon burg përjetë për Dajtin si personi që vrau katër oficerë policie në vitin 2009. Sipas prokurorisë 47 vjeçari nuk mund të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar për shkak se vepra penale për të cilën akuzohet është mjaft e rëndë.
Uljen e dënimit për Dajtin, Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e argumentoi me faktin se atij i ishte mohuar kjo e drejtë ligjore në Shkallën e Parë.
Shqyrtimi më tej i kësaj dosje do të vonojë për shkak se Gjykata e Lartë ka mbetur me 4 anëtare. Paralelisht Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke hetuar për 3 nga 5 gjyqtarët e Apelit të cilët pranuan kërkesën e të pandehurit për gjykim të shkurtuar. Skënder Damini, Alkes Nikolli dhe Petriti Aliaj po hetohen për korrupsion.
Gjatë kontrollit në banesat e tyre policia gjeti para dhe municione luftarake. Ndërsa të sekuestruar janë telefonat e tyre persona, pasi shpresohet të përftohen prova për të vlefshëm për hetimin.
Tv Klan