“Sara” është një nga këngët e albumit te ri muzikor “Me sytë nga dera” të kantautorit Kujtim Prodani. Me këtë këngë, të cilën ai e cilëson si një nga më të bukurat, kantautori përshëndeti miqtë e tij të pranishëm në promovimin e albumit të sapo dale në tregun muzikor.

Kujtim Prodani: “Janë 10 këngë të reja, ndërkohë që 2 janë të njohur për publikun shqiptar sepse janë krijuar në këto 2 vitet e fundit. Mbizotëron tema e dashurisë, është në bashkëpunim me poet të mirënjohur Ben duka, Agim Doçi, Armand Trebicka dhe shumë të tjerë. Dhe jam përpjekur që të krijojë një lloj larmie temash në këtë album. Këto janë balada, ka pak pop, ka dhe një këngë humoristike. Është pak a shumë kujtime, akoma nuk mendoj që mund të eksperimentoj në krijimtarinë time, në muzikën time”.

Ky album i dytë vjen tre vjet pas të parit “I am from Tirana”, të cilin e kemi njohur edhe nëpër interpretimet Live të këngëtarit Kujtim Prodani. I biri i kompozitorit të paharruar Agim Prodani na rrëfen se mbrëmja e publikimit të albumit “me sytë nga dera” përkon me 20 vjetorin e vdekjes së të atit, që tingëllon kështu një homazh për krijuesin e shume prej këngëve më të bukura shqiptare. Kopjet e para të albumit janë për miqtë e tij, që duket të jenë edhe fanët e parë të këngëve të Kujtim Prodanit, ndaj ata dhe dashamiret e muzikës së tij do kenë ç’të kuptojnë edhe përmes kësaj kënge, që i dha emrin albumit të dytë./tvklan.al

Gazetarja: Irma Toptani