Emisioni  “Opinion” në Tv Klan trajton temën e “Shtëpive Publike” mbrëmjen e sotme. I ftuar në studio teologu Vladimir Kera u shpreh se prostitucioni legjitimon tradhëtinë. Kera është shprehur se trupi është pronë private e çdo njeriu, por është e shenjtë dhe duhet të respektohet, por ky mendim është kundërshtuar nga sociologu Gëzim Tushe.

Vladimir Kera: Prostitucioni legjitimon tradhëtinë. Në parim krijon tre probleme kryesore. Problemi i parë filloi kur ne e zhveshëm shenjtërinë nga njeriu, pra duke mbjellë një lloj laiciteti në kuptimin e liberalizmit të shthurur ekstrem. Emancipimin ne gjithmonë e lidhim me shthurjen dhe jo me zhvillimin. Pse gjithmonë kur flasim për emancipim lidhim nja tre gjëra interesante, zhveshjen, prostitucionin, aspektet seksuale, pra dërgojmë një lloj degjenerimi nuk flasim për zhvillimin e kulturës, mendimit e zhvillimit të njeriut dhe ky është një problem. E dyta ne e zhveshëm shenjtërinë nga njeriu, ne bëmë shkëputjen e fesë nga ambienti publik.

Gëzim TusheTrupi dhe seksi i njeriut është pronë e perëndisë apo është pronë private e njeriut?

Vladimir Kera: Është private, por është e shenjtë, duhet ta respektojmë.

Gëzim TusheNdërsa unë të them që parimi i parë kundrejt dogmave është që trupi është pronë private dhe njeriu ka të drejtë të bëjë çfarë të dojë me të, jo të shkelë ligjet. Janë të ndara gjërat.

Vladimir Kera: Një fëmer është një krijesë që mund të sjellë jetë dhe ne ta kthejmë në një makinë seksi, ne e degjenerojmë figurën e saj. Ne e zbresim atë në një makineri, ajo nuk është më një vlerë, por çmim. Kur nuk na duhet ne e flakim në rrugë.

/tvklan.al