Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme arrestuan në flagrancë 19-vjeçarin me iniciale A.L, si dhe referuan materialet për dy të reja, konkretisht 24 e 19 vjeçe.
Uniformat blu njoftojnë se dyshohet se qendra e masazhit në administrim të 19-vjeçarit përdorej dhe për ushtrimin e prostitucionit. Qendra ndodhej në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./tvklan.al