Lajme Arkiva – TV Klan 2003
Ish-të përndjekurit politikë kanë protestuar sërish në kërkim të dëmshpërblimit për kohën e burgut. Sot protestuesit kanë bllokuar për rreth 30 minuta bulevardin, madje të irrituar kanë tentuar të hyjnë dhe në selinë e kryeministrisë.
Tensionin e turmës e ka normalizuar drejtori i policisë së Tiranës Pjerin Ndreu, duke u kërkuar të lirojnë bulevardin dhe të protestojnë në çdo lloj sheshi tjetër. Pas kësaj protestuesit janë zhvendosur drejt godinës së Gjykatës Kushtetuese, nga pritet të dalë një vendim në lidhje me dëmshpërblimin e të përndjekurve për kohën e diktaturës.
Protestuesja:- “Kam bërë 30 vjet internim, 20 vjet burg burrë e grua dhe meqë morëm pafajësinë e kërkojmë, se kur jepet pafajësia dëmshpërblehesh”.
Protestuesi:- “Në qoftë se qeveria shqiptare, nuk do të na japë dëmshpërblimin tonë brenda 10 ditëve, ne do të fusin gjithë republikën në grevë urie”./tvklan.al