Lajme Arkiva – TV Klan 2004
Ashtu siç u lajmërua, protesta e opozitës nisi në mesditë në sheshin “Skënderbej”, e cila vlen të cilësohet si protesta më e madhe e opozitës në vite. Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha kërkoi largimin e qeverisë të drejtuar nga kryeministri Fatos Nano, duke u premtuar qytetarëve, ndryshim të jetës së tyre sociale dhe ekonomike.
Sali Berisha:- “Nano ik, se je gjembi i kombit. Ti rrite çmimin e bukës, të alergjisë, të telefonisë, ke shkatërruar në 4 vjet, 200 mijë vende pune, Nano ik”. Protestën paqësore e përshëndetën edhe krerë të tjerë të opozitës.
Fatmir Mediu:- “Kërkojmë të iki qeveria Nano dhe të vijë një qeverisje e përkohshme, që të garantojë votën tonë dhe të shmang manipulimet e Fatos Nanos”.
Nikollë Lesi:- “Jam këtu përkrah doktorit, sepse nuk mund të pranojë që të qeverisem nga një kryeministër i cili e sheh Shqipërinë si një çiflig”.
Sipas programit të parashikuar, tubuesit përshkruan paqësisht bulevardin “Dëshmorët e Kombit” të orientuar nga deputetët e opozitës. Në mënyrë shmangien e incidenteve. Më pas turma u drejtua në sheshin “Nënë Tereza”, ku dëgjuan fjalimin e kryedemokratit Berisha, i cili falënderon pjesëmarrjen mjaft të gjerë të demonstruesve.
Sali Berisha:- “Le të kthehemi, siç erdhëm, të qetë në sheshin “Skënderbej”./tvklan.al