Lajme Arkiva 2003
400 drejtues të fugonëve taksi të qytetit të Elbasanit janë futur në ditën e 5 të protestës, iniciuar për shkak të dëbimit nga kryeqyteti dhe aplikimit të gjobave të rënda nga Policia e Tiranës, për qarkullim në Tiranë.
Duket se përpjekjet e pushtetarëve lokal dhe të shtatë deputetë ve të zonës së Elbasanit kanë dështuar para qeverisë dhe kryetarit të Bashkisë Edi Rama, por drejtuesit e fugonëve taksi nuk kanë ndërmendtë pushojnë protestën. Të gjithë fugonit taksi të Elbasanit, kanë demonstruar në rrugët kryesore të këtij qyteti në bulevard duke u shoqëruar edhe nga uniforma blu të komisariatit të policisë.
Shoferët protestues janë udhëhequr nga presidenti i Sindikatës Kombëtare të Transportit Gëzim Qato i cili ka kërkuar kryetarit të bashkisë Edi Rama, të zbatojë ligjet e parlamentit, duke i kujtuar kryebashkiakut se Tirana është e gjithë Shqipërisë dhe ajo nuk duhet të kthehet në qytet-shtet.
Shoferët protestës i kanë bërë gjithashtu thirrje kolegëve të tyre në të gjithë Shqipërinë që të mbështesin grevën e nisur. Grevistët kanë kërcënuar gjithashtu se do të përshkallëzojnë grevën e tyre me të gjitha mjetet./tvklan.al