Policia e Shkodrës njofton se për protestën e zhvilluar një ditë më parë në këtë qytet, ku pati dhunë dhe shkatërrim të disa objekteve janë proceduar 46 persona, mes tyre dhe Voltana Ademi.
Në një njoftim për mediat, policia bën me dije se mes të proceduarve janë dhe 17 minorenë, që për shkak të moshën nuk mund të arrestohet.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve, në bazë të pamjeve filmike, kanë proceduar penalisht 17 minorenë, për veprat penale ‘Shkatërrimi i pronës me zjarr’, ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme’ dhe ‘Prishja e qetësisë publike’”, njofton Policia.
Në akuza janë dhe dy zjarrfikës të Shkodrës, të cilët sipas policisë kanë shpërdoruar detyrën. “Po në vijim të veprimeve janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre”, dy punonjës të repartit zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe kanë reaguar me vonesë pas njoftimit të bërë nga Salla Operative për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit para godinës së një subkjeti poltik”, theksohet në njoftim.
Policia sqaron se janë zbuluar dhe organizatorët e protestës, ku mes të proceduarve ishte dhe Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë Shkodër.
“Gjithashtu janë proceduar si organizatorë të kësaj proteste, për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme shtetasit V. A., A. S., A. Q., Z. Gj., S. H. , N. M., L. M. dhe I. Q”, vijon deklarata./tvklan.al.