Protesat e mbajtur ka përfunduar në përleshje mes protestueseve dhe Forcave të Policisë dhe të Gardës si dhe me të shtëna në ajër. Turma e irrituar ka tentuar të hyjë në kryeministri, por ka hasur rezistencën e efektivave të gardës dhe të policisë, të vendosura aty në disa kordone të përforcuara. Pasi kanë provuar të largojnë turmën, duke e trëmbur me të shtëna në ajër, Forcat e Gardës kanë përdorur forcën për t’i rezistuar turmës, shpesherë duke përdorur dhe qytën e automatikut dhe shkopinjve gomësh. Turma ka qënnë e irrituar dhe ka qëndruar përpara kryeministrisë për më shumë se tridhjetë minuta duke goditur dhe me gurë. Nga goditjet me gurë është plagosur dhe Komandanti i Gardës, Arben Çuko, i cili organizonte mbrojtjen e kryeministrisë. Çuko është jashtë rrezikut për jetën. Më pas turma është tërhequr dhe kanë qënë disa deputetë të Partisë Demokratike që i ka kërkuar protestuesve të kthehen mbrapsht. /tvklan.al