Përfaqësues të pushtetit lokal me mandat socialist kanë protestuar përpara selisë qendrore të këshillit të ministrave për shkak të asaj që e cilësojnë, vënie në rrezik të kompetencave të tyre.
Protesta u referohet disa vendimeve të qeverise që sipas drejtuesve lokale socialist janë miratuar në forme arbitrare duke rrënuar buxhetin e bashkive e komunave.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, akuzoi kryeministrin Berisha për goditje sistematike të pushtetit vendor në shkelje të plote të ligjit dhe kushtetutës.
Ai përmendi datën 5 Dhjetor si afat të fundit për plotësimi e kërkesave të pushtetarëve lokal socialist.
Edi Rama: “Të anulohet i majit 2009, në ligjin bazë të taksave dhe tarifave vendore ku qeveria në rrugë anti kushtetuese ndërhyri direkt në përcaktimin e nivelit të tarifave. E dyta të anulohet vendimi i tetorit 2009 që në kulmin e krizës ekonomike, bizneset e vogla me xhiro nga 5 në 8 milion nuk i klasifikon më si të tilla, po si biznese të mëdha. E treta të bëhet më në fund kompensimi i të ardhurave të munguara 5 vjet me radhë në hartën e bashkive e komunave nga përgjysmimi arbitrarë i taksës së biznesit vogël në vitin 2005. E katërta, ti jepet fund praktikës jo evropiane korruptive të grandeve konkurruese dhe e pesta të aplikohen më në fund taksat e ndara”.
Në përfundim të protestës që zgjati pothuaj një ore, drejtuesit socialist të disa bashkive në vend firmosen një deklaratë në formën e një apeli publik drejtuar kryeministrit ku i kërkojnë zgjidhje të kësaj situate./tvklan.al
Gazetare: Menada Zaimi