Protesta e opozitës në ditën e dytë të saj ka humbur dhe interesin e vete protestuesve duke pësuar një tkurrje të ndjeshme në pjesëmarrje.

Kanë mjaftuar vetëm 24 ore që njerëzit të ndjehen jo vetëm të lodhur, por edhe të pa interesuar duke braktisur podiumin e Partisë Socialiste.

Këto janë pamje të filmuara në mbrëmjen e së shtunë, ku shihet qarte se reduktimi i numrit të protestuesve arriti deri në atë fazë sa rrugëve mbetur vetëm punonjës të pushtetit vendor dhe militante që dëfrenin.

Ndërkohë që pas deklaratave kërcënuese se do të largojnë me pahir kryeministrin e vendit dhe thirrjeve se po përgjohen nga një furgon, deputetet socialiste duket se kanë ehe vetë po braktisin protestën e organizuar nga vete ata.

Ndërkohë sondazhet mediatike thonë se shumica e qytetareve ishin kundër kësaj proteste. Në një sondazh të agjencisë prestigjioze të lajmeve VOA thuhej se rreth 77 % e të intervistuarve ishin kundër proteste së pa vlere të opozitës./tvklan.al

Gazetari: Julian Kasapi