Një grevë dy orëshe është paralajmërimi që institucionet e qytetit të Shkodrës i bëjnë qeverisë, për zgjidhjen e problemeve që ka ky qytet. Nga ora 8 deri në orën 10 paradite zyrat nuk kanë funksionuar për qytetarët. Bashkia e Shkodrës dhe këshilli i qarkut kanë mbështetur iniciativën e komitetit të intelektualëve Shkodran për situatën e vështirë energjitike që kalon ky qytet.
Protestohet për orët e gjata pa drita dhe diskriminimin që po i bëhet këtij qyteti. Sipas qytetarëve Shkodra furnizohet një orë me drita dhe dy orë rri pa to. Korporata nga ana tjetër tregon se Shkodra shlyen një numër të vogël të faturave të energjisë elektrike. Dritat mungojnë përveç banesave edhe në spitale.
Komiteti i intelektualëve ka dalë me një rezolut drejtuar presidentit, kryeministrit dhe ministrit të energjitikës, ku kërkojnë nxjerrjen e përgjegjësve për këtë situatë që po kalon qyteti i Shkodrës. Intelektualët e Shkodrës në shenjë proteste kanë ndezur qirinj në sallën që ndodheshin, atë të këshillit të qarkut../tvklan.al