Lajme Arkiva 2003

Orët e negocimeve të grupit negociator të protestuesve të Bathores me përfaqësuesit e qeverisë kanë qenë orë me tensione në Urën e Treshit apo njohur ndryshe si ura e Kamzës. Pas plagosjeve me gurë dhe sendeve të tjera me policisë dhe protestuesve gjatë orëve të para të ditës ora e treshit është kthyer në një terren neutral.

Forca të shumta special dhe policore drejtuar nga shefi i Policisë Tiranës Ilirjan Zylyftari ishin rreshtuar në hyrje të urës të gatshme për të përballuar çdo lloj situate të mundshme. Ndërsa në krahun tjetër situate ishte më e nderë. Protestuesit prisnin me pesimizëm përgjigjen që do të vinte nga përfaqësuesit në bisedime.

Disa herë radhazi janë shfaqur dhe konflikte ndërmjet banorëve protestues, ndërsa rruga e Kamzës ka mbetur gjatë gjithë kësaj kohe ka mbetur plotësisht e bllokuar. Protestuesit dhe policia kanë qëndruar disa orë radhazi përball njëri tjetrit deri në mbërritjen e përfaqësuesit të Ministrisë së Rendit kolonel Pjerin Ndreu.

Ndreu ka qenë i pari efektiv i rendit që ka shkelur në urën nacionale që lidh kryeqytetin me veriun e vendit. I pritur me eufori Ndreu ka qëndruar mes turmës gjatë kohës që përfaqësuesit n bisedime sqaronin banorët e bathores për rezultatet e bisedimeve.

“Përsa i përket legalizimeve, ministri i rendit i morri përsipër. Qeveria është n mbledhje për këtë punë, për legalizimin e shtëpive tona. I gëzofshim shtëpitë! Dhe kërkesat tona do realizohen! Ju bëjmë thirrje grevistëve të ulim tensionet, të shkojmë në shtëpitë tona. Me urdhër të drejtorit të policisë së shtetit Pjerin Ndreu janë larguar forcat e policisë së shtetit dhe nuk ka asnjë njeri të arrestuar. Ka plagosje nga të dyja palët, megjithatë forcat janë larguar prandaj shkoni të qetë nëpër shtëpi. Në emër të kryesisë në orën 5 populli i Bathores në qeder të Bathores do të marrë njoftime të reja pasi nesër në orën 10 në Ministrinë e Pushtetit Lokal do të ketë një takim nga përfaqësia e Bathores për zgjidhjen e kërkesave hap pas hapi sepse ato kërkojnë negocim dhe kërkojnë kohë”.

Kështu pas 9 orësh bllokim është liruar Ura e Treshit nga ku kanë kaluar makinat e para./tvklan.al