Shpetim Idrizi: “Dhe kësaj radhe qeveria vjen me një projektbuxhet të çoroditur dhe piramidal, kjo qeveri mesa duket është totalisht e papërgjegjshme përballë shtegtimit të kostos së jetesës, përballë rritjes së papunësisë dhe përballë rritjes së varfërisë së shqiptarëve, është e papërgjegjshme edhe përballë përgjegjësisë së saj për marrjen e masave për minimizimin e efekteve të mundshme të krizës globale financiare, e cila pritet të ketë ndikimet e veta edhe në vendin tonë. Kjo qeveri vjen në këtë projektbuxhet të fundit më  e çoroditur se kurrë dhe edhe për sa i përket rritjes ekonomike. Ajo pritet të jetë 3.7 deri në 4% sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe mbi 6% sipas qeverisë.”

Eva Simoni: “Rritja e të ardhurave në buxhetin 2009 me 300 milion euro është pjesë e tendencës pozitive të 3 viteve të mëparshme, kur të ardhurat nga tatimet e taksat u rritën me 4 pikë % të prodhimit ët brendshëm bruto. Edhe pse taksat janë përgjysmuar tërësisht, investimet publike të administratës qendrore dhe asaj lokale për vitin 2009 janë më të mëdha se 3 vitet së bashku 2002-2004, të kohës së qeveritarëve që sot guxojnë të përbaltin buxhetin 2009. Buxheti 2009është një buxhet i sigurt dhe jo elektoral, pasi ai është konservativ në programimin e ët ardhurave dhe një buxhet me 20 miliard lekë rezerva e kontigjenca ndërkohë që buxheti 2005 i ish qeveritarëve sharaman kishte vetëm 2 miliard kontigjenca. Demagogjia e të majtës përballë këtyre shifrave është dëshpëruese edhe për vetë ata.”/tvklan.al