“Depolitizim administratës zgjedhore dhe vota e emigrantëve me postë”

Ndonëse fati i Komisionit të Posaçëm është përcaktuar, ekspertët socialistë kanë hartuar një draft për Reformën Zgjedhore.

Në draftin e propozimeve, mazhoranca kërkon një administratë të jetë e depolitizuar, por me punonjës administrate.

Synimi është që Qendra e Votimit të jetë me tre anëtarë që emërohen nga KQZ, po ashtu edhe komisionerët dhe numëruesit, por përzgjedhja të jetë mes radhës së punonjësve që kanë statusin e nënpunësit civil, nënpunësit të arsimit, dhoma e avokatisë apo noterisë.

Ndonëse kryeministri Rama nuk ka dhënë shumë shpresë për realizimin e votës së emigrantëve, ekspertët socialistë propozojnë që vota e emigrantëve të bëhet me postë.

Zarfi i votës të mbërrijë në KQZ, ndërsa ky institucion do duhet të miratojë aktet nënligjore për votimin e shtetasve jashtë vendit jo më vonë se 6 muaj nga fillimi i periudhës zgjedhore.

Këto dhe disa propozime të tjera, pritet të paraqiten në mbledhjen e radhës së Komisionit të Zgjedhores, që pritet të jetë edhe mbledhja e fundit, pasi këtij komisioni nuk do t’i zgjatet më afati.

Fati i shqyrtimit të këtyre propozimeve mund të jetë në nënkomisionin e reformave që pritet të ngrihet në kuadër të dakordësisë mes PS dhe grupit të Gazment Bardhit.

Klan News