Edi Rama: “Zhytja e përditshme në batakun e krizës së trefishtë ku ka rënë vendi nuk mund të mbulohet me paradën e rëndomtë të qeverisë, në mediat e vëna në shërbim të plotë të saj dhe nuk mund të ndalet me propagandën e shëmtuar antiopozitare të pushtetit.  Ne jemi në çdo minutë të gatshëm të japim ndihmën tonë për të lehtësuar plagët e dhimbjet e keqqeverisjes dhe jemi plotësisht të bindur se transparenca e plotë e zgjedhjeve të 28 Qershorit është receta e vetme për të ndalur degradimin e mëtejshëm të demokracisë, të shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë. Ne do të vazhdojmë të theksojmë gatishmërinë tonë për të hyrë në parlament me tu krijuar kushtet për hetimin e pakushtëzuar parlamentar të zgjedhjeve dhe ndërkohë do vijojmë rrugën e protestave qytetare në Berat të premten e ardhshme dhe më tej në qytetet tjera. Duke e zgjeruar valën e tyre në çdo rrugë të Shqipërisë.”/tvklan.al