Kastriot Islami: “PS i bën thirrje të gjithë qytetarëve të shkojnë me shpejtësi në zyrat e aplikimit për të tërhequr letërnjoftimin. Me këtë rast PS i kërkon qeverisë  të bëjë çdo ditë përditësimin e listave të personave që kanë aplikuar dhe ju ka ardhur letërnjoftimi në zyrën e aplikimit. Të bëhen transparente 1. listat emërore të të gjithë aplikantëve, 2. listat emërore të të gjithë atyre që kanë për të marrë letërnjoftimin dhe së treti listat e gjithë votuesve pa pasaportë që  nuk kanë mundur të aplikojnë.”

Fatmir Konja: “Ministria e Brendshme garanton opinionin publik dhe të gjithë forcat politike dhe subjektet zgjedhore për përkushtimin e saj maksimal dhe transparencë të plotë të procesit të pajisjes së qytetarëve shqiptar me letërnjoftime elektronike. Për të realizuar një transparencë maksimale dhe besueshmëri të plotë në këtë proces ditën e hënë ministra e brendshme do të vërë në dispozicion të KQZ-së dhe forcave politike në listën emërore të personave që kanë aplikuar për letërnjoftime elektronik. 2. Listën emërore të personave që e kanë tërhequr letërnjoftimin elektronik. 3. Listën emërore të personave pa pasaportë që nuk u paraqitën për të aplikuar për letërnjoftimin elektronik. Ministria e Brendshme do të bëjë vazhdimisht rifreskimin e informacionit për listën e personave që duhet të tërheqin letërnjoftimet për të cilat kanë aplikuar. Së fundi ministra e Brendshme u bën përsëri thirrje qytetarëve të shkojnë sa më parë pranë zyrave përkatëse për të tërhequr letërnjoftimet e tyre elektronike.”/tvklan.al