Pak ditë pas miratimit të rezolutës së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku i bëhet thirrje opozitës të ndërpresë bojkotin, Gjermania ripërsërit qëndrimin e vendeve të unionit, duke e ftuar opozitën të zërë vendin e saj në Kuvend.

Ka qenë vetë presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert, i cili gjate inaugurimit të zyrës së fondacionit “Konrad Adenauer” në Tiranë në prani të kryeparlamentares Topalli, dhe kreut e qeverisë që tha se bojkoti nuk është ide e mirë, pavarësisht arsyeve për të cilat bëhet.

Norbert Lammer: “Roli i parlamentit është me një rëndësi të veçantë dhe të madhe në një sistem demokratik dhe bojkotimi i tij nuk është ide e mirë. S’ka rëndësi argumenti se perse e bën, kjo ide nuk përmirëson cilësinë edhe nëse bazohet në precedentë të mëparshëm. Parlamenti është forumi më i rëndësishëm në një sistem demokratik ndaj unë mbështes çdo përpjekje pavarësisht përplasjeve në mënyrë që të garantohet funksionimi i këtij institucioni.”

Me tej zoti Lamert u ndal dhe tek perspektiva evropiane e Shqipërisë që sipas tij vjen natyrshëm pas anëtarësimit të vendit tonë në NATO. 

Ai tha se vizita e tij në Tiranë duhet të shërbejë si një tregues i qartë i faktit se Shqipëria është një vend me rëndësi tejet të veçantë për Gjermaninë.

Sipas dy zyrtarëve të lartë atij Lammer dhe kryeparlamentares Topalli,  hapja e zyrës së këtij fondacioni do të shërbejë për të rilidhur traditën e miqësisë dhe atë për një të ardhme të përbashkët mes dy vende./tvklan.al

Gazetare: Jolldiz Mitro