Në protestën e pestë të PS-së kundër zgjedhjeve të 28 Qershorit, kryetari Rama dhe aleatët e tij të rinj kërkuan sërish hapjen e kutive të votimit, ata të vjetrit Gjinushi e Milo e braktisën edhe këtë tubim.

Mbështetësi më i ri i politikës së re, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, Spartak Ngjela teksa foli jo vetëm për çështje politike tregoi edhe njëherë mangësi në njohuritë e tij për proceset integruese.

Spartak Ngjela: “7 ditë pas rrëzimit të kësaj mostre keni për të parë se si do bëhet çështja e vizave në Shqipëri, menjëherë.”

Në fakt procesi i heqjes së vizave nuk është në dëshirën apo vullnetin e shqiptarëve, por i përcaktuar në etapa sipas udhërrëfyesit të KE-së.

Udhërrëfyesi sqaron se nga koha e propozimit duhen të paktën 6 muaj për marrjen e vendimit.

Por edhe pse foli pak se herët e tjera, Ngjela shkaktoi amulli në mesazhe drejtuar elektoratit socialist për datën e protestës së 20 Nëntorit në Tiranë.

Duke u bërë thirrje atyre të mblidhen në 20 Shtator, një datë historike kjo në fakt pasi përkujton zgjedhjen e Papës së Avinjonit, përfundimin e betejës së …. në luftën civile amerikane, grushtin e shtetit në perandorinë e Afrikës Qendrore, gjykimin e Galileo Galileit nga kisha katolike për thënien e tij se toka rrotullohet apo festivalin e parë të filmit në Kanë.

Spartak Ngjela: “Rrini të qetë dhe shikoni dhe hajeni me forcë në 20 shtator ti japin dermën përfundimtare. Ju them përfundimisht, jam i bindur 20 shtatori do të jetë zëri i Shqipërisë mijëvjeçare që po rilind, e gjitha e jona.”

Ngatërresa e avokatit për datën i dha shansin të ngjitej në foltore edhe një deputeti socialist, fjalimi i të cilit dukej jashtë agjendës.

Taulant Balla: “Por në datë 20 Nëntor në Tiranë”.

Ndërsa kryesocialisti Rama tentoi të qetësonte deputetët socialist se mandatet e tyre nuk do të digjen, ndonëse kodi i ri zgjedhor i propozuar nga vetë dhe i miratuar nga socialistët përcakton zëvendësimin e tyre në rast se nuk betohen në Kuvend dhe e bojkotojnë atë për një periudhë më shumë se një muaj.

Edi Rama: “Ne nuk hyjmë dhe nuk do të hyjmë në Kuvend për tu bërë bashkëfajtor në mbylljen e syve përpara të vërtetës dramatike të 28 Qershorit, por nga ana tjetër mandatet e PS-së nuk digjen dhe nuk do digjen sepse deputetët e PS-së i kanë ato mandate për të mbrojtur interesat tuaja.”

Ndryshe nga disa qytete të tjera në protestën e Elbasanit u lejua prania e mediave./tvklan.al