Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Intervistë me kryetarin e PSD së Tiranës Luftim Ahmetaj për votimin e socialdemokratëve.
Luftim Ahmetaj, kryetar i PSD së Tiranës:- “Po e shikojmë që kemi mbështetje nga baza, por materialisht me votën e tyre ndoshta është pak e vështirë për arsye që siç e shikoni po votohet hapur, se nuk lufton njeri që ti marri pushtetin Gjinushit. Kjo është që të bëhet me vërtetë një Parti Social Demokrate, e cila është e domosdoshme për këtë elektorat shqiptar, për këtë popull shqiptar, i cili është në masën 20-25% është socialdemokrat.
Gazetari:- Cilët mendoni ju nga ato anëtarët e kryesisë së PSD që e shikojnë veten jashtë kësaj platforme?
Luftim Ahmetaj, kryetar i PSD së Tiranës:- “Jashtë e shikojnë të gjithë përveç Ahmetajt, Myftarit, Kules dhe Pangos, tani për tani. Unë vazhdoj të jem kryetar i degës së Tiranës. Mua më heq vetëm konferenca”./tvklan.al
Gazetare – Vladimir Lame