Mbajtja e dietës mund të duket e vështirë dhe ndonjëherë rënia në peshë gati e pamundur. Ekspertët shprehen se koha kur ju konsumoni ushqimin është shumë e rëndësishme.

Ekspertët e Universitetit të Aberdinit bënë një përmbledhje që ekzaminoi se çfarë efektesh ka ngrënia në kohë të ndryshme në trupin e njeriut.

Sipas studimit është e rëndësishme që të shmanget ngrënia pas orës 07:00, pasi kjo mund të çojë në shtim në peshë.

Eksperti i shëndetit Karl Kristian tha: Ushqimi vonë në mbrëmje mund të çojë në zgjedhje të dobët të ushqimit. Nëse jeni duke kërkuar që të humbisni peshë, ne do të këshillonim të mos kosumoni ushqim pas orës 7 pasdite, për të ndihmuar në zvogëlimin e marrjes të kalorive.

Hulumtimi i kryer tregon se trupi i njeriut qëndron më i shëndetshëm kur konsumoni mëngjes.

Konsumimi i mëngjesit  mund të çojë në përmirësimin e peshës trupore, rregullimin e sheqerit në gjak dhe nivelin e kolesterolit. /tvklan.al