Simptomat kryesore të koronavirusit të njohura gjerësisht përfshijnë kollë të vazhdueshme, temperaturë të lartë dhe humbje e shijes dhe aromave.
Një studim i kryer së fundmi tregon arsyen pse personat e prekur nga virusi humbasin aftësinë e shijes dhe nuhatjes së aromave.
Një ekip ekspertësh nga Shkolla Mjekësore e Harvardit kanë identifikuar grupin e qelizave, i cili është më i prekshëm nga Covid-19.
Ata shprehen se neuronet që transmetojnë ndjenjën e aromës në tru nuk janë pjesë e qelizave të cënueshme.
Studiuesit megjithatë zbuluan se proteina e receptorit ACE 2, që Covid përdor për të hyrë në qelizat njerëzore, gjendet në qelizat që ofrojnë mbështetje metabolike dhe strukturore.
Ekspertët thonë se studimi i tyre tregon se këto qeliza janë përgjegjëse për humbjen e shijes dhe erës në pacientët me Covid-19.
Autori i studimit, Sandeep Robert Datta tha: Gjetjet tona tregojnë se virusi ndryshon ndjenjën e aromës tek pacientët, jo duke infektuar drejtpërdrejt neuronet, por duke ndikuar në funksionin e qelizave mbështetëse. Unë mendoj se është një lajm i mirë, sepse pasi të largohet infeksioni, neuronet e nuhatjes nuk duhet të zëvendësohen ose të rindërtohen nga e para.
Gjetjet vijnë pasi një studim i mëparshëm zbuloi se një në dhjetë pacientë me koronavirus, që humbasin ndjenjën e tyre të shijes dhe erës nuk mund ta rikthejnë sërish atë.
Studiuesit zbuluan se 49 përqind kishin fituar plotësisht ndjenjën e tyre të nuhatjes ose shijes pasi u shëruan nga virusi, 40 përqind raportuan përmirësime dhe 10 përqind thanë që simptomat e tyre ishin përkeqësuar.
Ndërkohë, analiza e të dhënave elektronike të shëndetit zbuloi se pacientët me koronavirus kanë 27 herë më shumë mundësi të humbasin ndjesinë e aromave, pas infektimit me Covid.
Autorët e studimit u shprehën se humbja e huhatjes dhe aromave tek pacientët Covid-19 mund të lindë nga një humbje e funksionit mbështetës në epitelin e nuhatjes, i cili indirekt shkakton ndryshime në neuronet ndjesore të nuhatjes.
Hulumtimi i kryer jep shpresë se humbja e aftësisë së nuhatjes dhe aromave është e përkohshme./tvklan.al