Sekretari për marrëdhëniet me publikun në Partinë Demokratike Spartak Ngjela shprehet se nuk ekziston më koalicioni Bashkimi për Fitore, pas votave pro që mori Robert Çeku nga grupet e vogla të opozitës.
Spartak Ngjela: “Koalicioni i quajtur Bashkimi për Fitore ishte shuar. Ata e kanë ndier që Partia Demokratike shkon drejt cilësisë së re, drejt formave të tjera të aleancës. Nuk e reguan dot veten të ashpër, në kuptimin racional për të bërë një opozitë elokuente dhe përfundimisht me aktin që bënë treguan që kanë dalë nga alenaca me Partinë Demokratike, çka në të vërtetë kishte mbaruar.”
Gazetarja: “Kjo do të thotë se Partia Demokratike mund të jetë e vetme në zgjedhje?”
Spartak Ngjela: “Natyrisht Partia Demokratike edhe mund të jetë e vetme në zgjedhje, sepse ne ndihemi shumë të fortë, por kemi skemë të re për aleancat, kemi një vizion të ri për aleancat duke tentuar drejt cilësisë. Këto parti, të cilat ne bëmë bashkime për fitore vërtet që u bashkuan me ne, u hodhën në betejën elektorale, por duhet thënë që kishin mangësi nga niveli intelektual cilësisht i politikanëve. Ne tani jemi duke qëmtuar poltikanë për t’u përgatitur për qeverisjen dhe natyrisht që në funksion të kësaj, skema është më e perfeksionuar dhe natyrisht me më shumë përgjegjësi.”
Ndërsa deputetët që votuan pro, shpjegojnë se kanë vlerësuar figurën e Çekut e nuk pranojnë të jenë pseudo-opozitarë, siç u quajtën nga lideri demokrat Berisha.
Bashkim Shehu: “ Gjykoj që për situatat që erdhën u bë një votim shumë i mirë, sepse në fund të fundit u bë për një koleg opozitar. Më bëri përshtypje të çuditshme që pati dhe dekrete të tjera shumë më të rëndësishme sesa Kontrolli i Shteti dhe nuk pati ndonjë kontestim të madh nga kjo pikëpamje. Kështu që unë të gjithë këtë e quaj një pardoi politike një folklor të pavlefshëm politik që nukbën gjë tjetër vetëm nxin surratin e opozitës në sy të popullit dhe në sy të botës.”
Uran Metko: “Neve shprehëm mendimin tonë pro, pavarisht nga zhurma që u krijua në shtyp dhe në media nga Partia Demokratike, por të bindur se po votojmë për një njeri që ka një background të pasur politik dhe profesional. Partia Demokratike së pari duhet të përcaktojë ose të dijë me kë të zemërohet. Besoj se ka të tjerë me të cilët Partia Demokratike duhet të bisedojë ndryshe dhe jo me ata që realisht bëjnë opozitën kosntruktive dhe atë opozitë reale në Shqipëri.”
Sipas grupeve të djathta, Partia Demokratike duhet të ishte konsultuar më parë me to në mënyrë që të dilnin në një vendim të përbashkët. /tvklan.al