Kampionët në fuqi zbresin nga kreu i renditjes
Paris Saint Germain pësoi një humbje të papritur në javën e 22 të Ligue 1. Ekipi kampion në fuqi u dorëzua në çastet e fundit në fushën e Lorient, duke u mundur me rezultatin 3-2.
Abergel shënoi fillimisht për vendasit, por Neymar me 2 penalltitë e realizuara kaloi përkohësisht miqtë në avantazh. Lojtarët e Lorient nuk hoqën dorë dhe falë Wissa e Moffi ktheyn rezultatin në favorin e tyre, duke marrë 3 pikë të rëndësishme për objektivin qëndrimin në Ligue 1.
Kjo humbje bën që Paris Saint Germain të lëshojë kreun e renditjes ku tani është Lille që mundi 1 – 0 Dijon.
Tv Klan