Paris Saint Germain largohet nga titulli kampion. Humbja 3 – 1 me Nice favorizon Monaco që ka 3 pikë më shumë dhe 1 ndeshje më pak. Nice e Balotelli, autor i golit të parë, tregoi vendosmëri për të arritur një rezultat në takimin e javës së 35 të Ligës Franceze, duke synuar tashmë edhe vendin e dytë në renditje, kualifikim në fazën e grupeve të Champions League.

Një disfatë e rëndë për Paris Saint Germain, pasi rezultatet në ndeshje direkte në këtë sezon janë pozitive për Nice dhe Monaco. Skuadra kryeqytetase po humbet zotërimin në Francë, ndërsa nuk po jep rezultat në Europë. Presidenti Al Khelaifi pranoi pas humbjes se duhen bërë ndryshime. Ai tha se fitimi i titullit nuk është i pamundur, por i vështirë, megjithatë duket se lojtarët dhe trajneri Unai Emery rrezikojnë largimin. 

 

Tv Klan