Këto janë momentet e fundit kur 8-vjeçari, Mateo Vasiu eshte parë në fshat, përpara se të vritej në mënyrë makabër nga fqinji i tij Klodian Çalamani.
Siç edhe shihet Mateo është duke ecur me biçikletë, të cilën ia kishte dhënë pikërisht agresori për ta joshur dhe për ta futur në shtëpi ku dhe më pas do e vriste.
Në fshatin Grecalli të Fierit nuk ka temë tjetër bisede. Vrasja makabre e Mateos i ka shokuar të gjithë. Për 38-vjeçarin Klodian Çalamani kërkohet më shumë se dënimi maksimal.
Dënim me vdekje për autorin kërkon edhe xhaxhai i tij. Zia dhe heshtja ka rënë edhe në shkollën ku ai mësonte, teksa mbi bankën e tij qëndronte një buqetë me lule e vendosur nga shokët e tij.
Nga dëshmitë e banorëve duket si një vrasje e paralajmëruar pasi 38-vjeçari njihej si njeri i dhunshëm. Ishte dënuar me 4 vite burg për rrëmbimin në bashkëpunim të një vajze të mitur, por ky banor zbulon edhe një tjetër krim të pandëshkuar, tentativën për përdhunim të bashkëshortes së tij.
Pas këtyre deklaratave, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave njoftoi se ka nisur një verifikim për Policinë e Fierit.
Sipas policisë, fëmija kishte dalë nga banesa rreth orës 8.00 të së martës duke humbur çdo kontakt. Familja e 8-vjeçarit ka raportuar zhdukjen në orën 14:30 me një kallëzim në polici kur edhe kanë nisur kërkimet.
Gjatë kësaj kohe 38-vjeçari ka dalë në një moment nga banesa dhe ka bërë si i interesuar për gjetjen e fëmijës. Hetuesit kanë zbardhur pamjet e një kamere sigurie në dyqanin e xhaxhait të viktimës, ku kanë parë të voglin që luante me një biçikletë te kuqe pranë banesës së autorit.
Sapo kanë hyrë në oborr policia ka parë njolla gjaku. Trupi i të miturit u gjet në këtë cep të oborrit i mbuluar me baltë. 38-vjeçari i cili ndodhej në gjendje të dehur iu vunë menjëherë prangat. Më pas ka pranuar krimin, por nuk ka shprehur pendesë.
“E godita me një kazmë sepse më shau kur më ktheu biçikletën”, u ka thënë ai hetuesve.
Nuk dihen ende shumë nga rrethanat e këtij krimi makabër, por hetuesit i lidhin motivet me çrregullimet mendore të autorit gjë për të cilën nuk ishte kuruar ndonjëherë. Klodian Çalamani jetonte i vetëm në gjendje të rëndë ekonomike.
Tv Klan