Ky është momenti kur ish-Presidenti Ilir Meta është vënë në pranga këtë të hënë. Ai po udhëtonte me makinë kur disa agjentë të BKH-së e kanë ndaluar dhe e kanë arrestuar.
Kujtojmë se Ilir Meta u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Për ish-bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, SPAK ka lëshuar masën e sigurisë detyrim paraqitje.
Ish-Presidenti dhe aktualisht kryetari i Partisë së Lirisë, u arrestua nga agjentët e BKH, në zonën e Casa Italia-s, teksa po shkonte për në selinë e PL, ku do të mbante një konferencë për mediat.
Sipas asaj që raportojnë paraprakisht gazetarët nga terreni, ndaj Ilir Metës janë ngritur akuzat korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie. Prokuror i çështjes është Sotir Kllapi.
Ilir Meta është ish-Presidenti i parë të cilit i vihen prangat./tvklan.al