Biznesmenët të raportojnë për çdo problem pranë policisë dhe komisariatet në zona të tregohen të ndjeshëm ndajë shqetësimeve që vijnë nga sipërmarrësit. Drejtori i Policisë Bajram Ibraj dhe një grup afaristësh drejtuar nga kryetari i dhomës së tregtisë Luan Bregasi, kanë biseduar me Ministrin e Rendit se si mund të krijohen kushte sigurie për të punuar të qetë sipermarrësit Shqiptarë. Bregasi ka falenderuar policinë për zbardhjen e shpejtë të marrjes së nipit të biznesmenit Vlonjat Sulo Shehu. Për ti shmangur rreziqet Drejtori i Policisë së Shtetit ka kërkuar nga biznesmenët sinjalizim të menjëhershëm për rastet kur mendohet se jeta apo prona e tyre është në rrezik. Gjithashtu policia pas kësaj garanton punë maksimale për të siguruar kushte mbrojtëse./tvklan.al