Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Rehabilitimi i rrugës Elbasan-Librazhd, nga firma turke Mape, ka krijuar shumë probleme në qarkullimin e mjeteve në këtë aks. Shpesh herë drejtuesit e policisë rrugore të Librazhdit, i kanë bërë relacione instancave përkatëse shtetërore, por askush nuk ka ndërhyrë.

Problemi kryesor është mungesa e sinjalistikës, e cila ka bërë që në mjaft raste automjetet të përfundojnë në ujërat e lumit Shkumbin, e në disa raste këto zhytje kanë përfunduar me viktima.

Pluhuri është një tjetër shqetësim që ngrenë udhëtarët. Drejtuesit e mjete kërkojnë që oraret e shpërthimeve të jenë fikse, madje ato të jepen edhe në media. Sepse duke i bërë shpërthimet orar pa orar, dhjetëra makina detyrohen të presin me orë të tëra në rrugë, por në stinën e verës udhëtarëve në moshë të thyer u ka rënë edhe të fikët duke pritur.

Qytetari: “Rruga është shumë e prishur dhe punimet ecin shumë avash, për t’u lagur me ujë s’laget”./tvklan.al